Ballina Rajoni Dronët “Bayraktar”, Kosova e prerë me Serbinë: Vuçiç dezinformues, propagandë ruso-serbe

Dronët “Bayraktar”, Kosova e prerë me Serbinë: Vuçiç dezinformues, propagandë ruso-serbe

4
0

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë i është përgjigjur prerë pretendimit të përsëritur të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se “dronët “Bayraktar” të Kosovës ishin ngritur më 5 dhe 20 qershor në Gjakovë”, dhe që sipas tij, “kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”.

Duke e cilësuar pretendimin e Vuçiç si dezinformues dhe në mbështetje të propagandës ruso-serbe, Ministria e Mbrojtjes në Kosovë sqaron se “Forca e Sigurisë së Kosovës nuk koordinon operacione me dronë jashtë kufijve të vendit”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të saj ka njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot. Kjo njësi është e dizajnuar për të operuar me Fluturaket Pa Pilot dhe normalisht realizon operime edhe me dronët TB2. Nuk qëndron lajmi që ne operojmë apo koordinojmë me ndokënd jashtë kufijve të Kosovës. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Vetë Presidenti Vuçiç deklaroi se i kanë parë si dronët “Bayraktar”, por nuk kanë ndërhyrë, pasi zona është nën kontrollin e KFOR-it.