Ballina Lifestyle Këngëtari i njohur grek në telashe me ligjin, i sekuestrohen llogaritë mbi...

Këngëtari i njohur grek në telashe me ligjin, i sekuestrohen llogaritë mbi 1.5 milionë euro

0
4

Këngëtarit të njohur grek Andonis Remos i janë bllokuar llogaritë dhe ndaj tij ka nis një procedim administrativ, pasi akuzohet se ka kryer evazion fiskal dhe pastrim parash.

Lajmi bëhet publik nga zyra greke e krimit ekonomik të ministrisë së financave.

Sipas njoftimit të kësaj zyre,shak për dyshime serioze se ai kryen evazion pasi ka dorëzuar pasqyra financiare me vlera të ulëta që ai ka deklaruar të cilat sipas ministrisë greke të financave i kanë sjellë Remos përfitime rreth 1.5 milionë euro,ndaj dhe është vendosur sekuestro preventive në këtë vlerë të pasurive të luajtshme dhe të paluajtëshme të këngëtarit të njohur.

Dyshime janë se Remo ka përfituar shuma të mëdha edhe nëpërmjet rekalamave,përqindjeve të shitjeve të pijeve në lokalet që ai këndon,ndërsa nuk ka deklaruar edhe dhurata dhjetëra mijëra euro të përfituara nga fansat e tij brenda dhe jashtë greqisë

Hetimet do të kryhen nga një ekip i posacëm që është trajnuar enkas për raste analoge në shba dhe do të shtrihen në një periudhë 10 vjeçare.

Mbas publikimit të lajmit Andonis Remos ka mohuar të ketë përfituar shuma parashë që nuk i ka deklaruar.
Madje ai tha se në asnjë rrethanë nuk është njoftuar prej autoriteteve të finacës se është i dyshuar për veprën penale të evazionit fiskal,të pastrimit të parave dhe shkelje të rregullave tatimore të vendit.

Remos tha se njoftimi e ka marrë vetëm pasi ka parë llogaritë e tij të bllokuara nga krimi ekonomik.

Rasti i Andonis Remos nuk është i vetmi.

Autoritet greke kanë deklaruar se kanë nisur një hetim për evazion për shumë.personazhe vip të artit dhe muzikës greke,ndësa në rrjetën e kontrollorëve grekë të financës pritet të bien edhe shumë personazhe të njohura të rrjeteve sociale të cilët përfitojnë shuma marramëndëse nga sponsor të ndryshëm për një story në tik tok,instagram ose fb.