Ballina Sport Në mbrojtje të Southgates edhe lojtari më i mirë i Premier League,...

Në mbrojtje të Southgates edhe lojtari më i mirë i Premier League, Phil Foden

4
0

Shumë e kritikuan Gareth Southgate për lojën e Anglisë në ndeshjet e para të Kampionatit Evropian 2024, megjithatë Phil Foden, një nga yjet e “Tre Luanëve”, ndërhyri shpejt për ta mbrojtur: “Unë nuk u shpalla lojtari më i mirë në Premier League dhe më pas erdha në Kampionatin Evropian dhe duke mos qenë në gjendje ta vërtetoj këtë. Jam pak i frustruar me performancën time, nuk dua të gënjej”.

“Gjithashtu më vjen keq për Southgate dhe të gjitha kritikat që ai po merr.

Trajneri nuk na thotë të luajmë në mbrojtje, përkundrazi në stërvitje na shtyn të qëndrojmë lart, të ngjitemi lart, të presim.

Besoj se ndonjëherë ne si lojtarë duhet të marrim fajin tonë dhe në këtë rast sigurisht që nuk mungon”.