Ballina Europë Terror në Itali/ 59-vjeçari sulmon vëllain me thikë, i pret kokën dhe...

Terror në Itali/ 59-vjeçari sulmon vëllain me thikë, i pret kokën dhe e hedh nga ballkoni

5
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në provincën e Beneventos në Itali, ku një 59 vjeçar goditi me thikë vëllain e tij, i preu kokën dhe më pas e hodhi nga ballkoni.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së mërkurës. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuae policinë për krimin makabër. Kur mbëriti policia, gjeti trupin e pajetë të 65 vjeçarit, me plagë të shumta dhe me kokën e prerë.

59-vjeçari u dorëzua pa rezistencë dhe u mor në pyetje gjatë gjithë natës përpara se të transferohej në burgun e Beneventos.

Karabinierët po marrin në pyetje të afërmit dhe të njohurit e dy vëllezërve që jetonin së bashku në shtëpinë e familjes.

Sipas një rikonstruksioni fillestar nga policia, vrasja është kryer në kulmin e një debati të furishëm.