Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte në Fier në rrugën “Ramiz Aranitasi”.
23-vjeçari u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.
Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.
Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.
Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.
Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.