Varësia nga substancat narkotike sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Kjo dukuri nuk po i mban imun as figurat publike, e sidomos ata të showbizit shqiptar.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një këngëtar i estradës ka përfunduar në prangat e Policisë pikërisht për posedim të drogës.
Media ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Valon Shehun, muzikant dhe kitarist nga Gjakova.
34-vjeçari është prangosur mbrëmë në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pasi i njëjti kishte kryer kundërvajtje në trafik.
Pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë, Sinjali mëson se Shehut i është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë.
Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.