Ballina Aktualitet Pasagjerët zbresin me shpejtësi, çfarë ndodhi në linjën urbane Tiranë-Kamëz

Pasagjerët zbresin me shpejtësi, çfarë ndodhi në linjën urbane Tiranë-Kamëz

0
106

Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në linjën e urbanit Tiranë – Kamëz, ku si pasojë e një shpërthimi të vogël, është shkaktuar tym, duke bërë që pasagjerët të zbresin me shpejtësi. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa shkak i këtij shpërthimi dyshohet të jetë bërë një defekt në pjesë e motorit. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Institutit”. Pasagjerët që ndodheshin në fundin e urbanit kanë paralajmëruar fatorinon për një erë të keqe, por nuk është marrë asnjë masë paraprake.