Ballina Sport Bielsa tregon pse po shohim futboll të mërzitshëm

Bielsa tregon pse po shohim futboll të mërzitshëm

19
0

Marcelo Bielsa është për shumëkënd një nga trajnerët më të mirë në futbollin botëror për mënyrën se si ndërton skuadra që shfaqin lojë argëtuese, pavarësisht rezultateve.

Dhe përveç asaj që bën të shprehë skuadra në fushë, ai cilësohet një “profesor” edhe për atë që nuk ngurron ta thotë hapur jashtë saj.

Leksion i fundit i “El Loco” para mediave, në konferencën e Uruguait, është një leksion i mirëfilltë, pasi Bielsa shpjegon se po shohim gjithnjë e më shumë futboll të mërzitshëm pasi po humb shpirti i kësaj loje, duke menduar vetëm për biznesin.

“Futboll ka gjithmonë e më shumë spektatorë, por po bëhet gjithnjë e më pas tërheqës. Çfarë e bëri këtë lojë më të bukurën në botë në atë kohë, nuk i jepet prioritet në ditët e sotme. Ndaj ky proces në fund do të përfundojë.

Pavarësisht se sa njerëz shohin futboll, nëse ti nuk sigurohesh që ajo që njerëzit shohin është argëtuese, atëherë ajo do të ndihmojë vetëm biznesin. Pasi biznesi është që ta shohin shumë njerëz. Dhe kur me kalimin e kohës. lojtarët të cilët e meritojnë të shihen do të jenë më pak dhe loja e prodhuar do të jetë më pak e kënaqshme, kjo rritje aktuale artificiale e spektatorëve do të ndalet.

Futbolli nuk është vetëm 5 minuta përmbledhje rastesh, futbolli është më shumë se aq. Është një shprehi kulturore, është një mjet identifikimi. Ndoshta ka uruguaianë të cilët shohin vetëm përmbledhjen e ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe do të ketë më shumë. Por ajo nuk ka të bëjë me esencën e asaj që na lejoi ne të binim në dashuri, me shenjën më identifikuese që ka një popull.

Mendoj se ne duhet të injorojmë këtë skenar që na propozohet ku polemika, diskutimi, akuzat, përcaktimi i fajësisë, kthehet në një obsesion që përkeqëson atmosferën në të cilën duhet luajtur futbolli”, tha ai para mediave.