Ballina Lifestyle Brad Pitt fotografohet me të dashurën e tij 26 vjet më të...

Brad Pitt fotografohet me të dashurën e tij 26 vjet më të re

18
0

Brad Pitt dhe e dashura e tij 34-vjeçare Ines de Ramon janë fotografuar bashkë.

Paparacët i filmuan kur mbërritën në garën e Formula 1 në Britaninë e Madhe. Nisur nga fotot, çifti ishte në humor të mirë dhe ishin kapur për dore, transmeton Indeksonline.

Ardhja e Pitt në pistën e Formula 1 ishte disi e pritshme duke pasur parasysh se ai aktualisht është duke xhiruar një film për Formula 1 , dhe atë në Britaninë e Madhe. Megjithatë fansat e aktorit nuk e prisnin që Ines të vinte me të.

Kujtojmë se pas divorcit nga Angelina Jolie, Pitt u takua me femra të tjera, por asnjëra nga këto lidhje nuk u shndërrua në diçka serioze, derisa u njoh me De Ramon.

Ines ishte martuar më parë me yllin e The Vampire Diaries, Paul Wesley, me të cilin u martua në vitin 2019. Megjithatë, në maj të 2022, i erdhi fundi dhe ata u divorcuan.