Ballina Politika Censi, Ngjela: Shërbimet e Moskës, Beogradit dhe Athinës ndërhynë tek të dhënat,...

Censi, Ngjela: Shërbimet e Moskës, Beogradit dhe Athinës ndërhynë tek të dhënat, janë 3 mln banorë! Kur drejtonte Saliu, ishin zot të vendit

30
0

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report tv foli mbi të dhënat e Censit, që sipas tij nuk janë të sakta. Ngjela thotë se shërbimet e huaja, si Moska, Beogradi e Athina kanë ndërhyrë në të dhënat e Censit. Sipas tij, në Shqipëri janë rreth 3 mln banorë.

“Kush e ka bërë Censin? Merr votimet e fundit, shikoje sa është përqindja e pjesëmarrësve, numri i tyre dhe do bëni kalukimet, sa është numri dhe sa janë votuesit. Ajo është përqindja. Se në këtë 3 mln votues, nuk janë fëmijët. 100 mijë fëmijë ka Shqipëria? Pastaj e shikoni që e kanë gabim. Janë shërbimet e huaja që i kemi kundër, të tëra ato i bëjnë. Beogradi, Moska deri diku edhe Athina. Mos shiheni kurrë se çfarë thonë ndërkombëtarët. Dëgjoni vetëm Uashingtonin, se ata janë aleatë me ne dhe gënjen. Ceni e nxori 2 mln e 400 mijë. Sa fëmijë janë, ose merrni votimet dhe shini sa është numri i votuesve. Sa votuan dhe sa është numri i fëmijëve që s’kanë të drejtë vote. Unë them janë rreth 3 mln e 100 mijë, mbi 3 mln janë që janë këtu stabël. Kalkulimet janë me tendencë, kush i paguan. Athina, sidomos Beogradi e Moska. Gjithë tmerri i tyre, i tmerron afërsia e aleancës shqiptaro-amerikane, më kanë thënë ekspertët”, tha Ngjela.

Ndërkohë, Ngjela thotë se gjatë kohës së Sali Berisha ishte në pushtet, shërbimet e huaja si Moska e Beogradi kanë pasur influencën më të madhe, e sipas tij ishin zot të vendit.

Kur ishte Saliu në pushtet, ishin zot të vendit, prishën 500 uzina me fabrika. E kisha nuhatur me intuitë vetëm kur i ngrit në Beograd ish ministri i tyre. Duhet të gëzoheni tha se me 40 mln dollarë kemi shkatërruar 500 uzina dhe fabrika. Djersën e popullit shqiptar e hodhi banda e Saliut në erë.