Ballina Rajoni Kosova e Serbia në samitin e NATO, Gjuriç: Do të fuqizojmë pozicionin...

Kosova e Serbia në samitin e NATO, Gjuriç: Do të fuqizojmë pozicionin e Beogradit

77
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, udhëtoi për në Uashington, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca thuhet se vizita e Osmanit realizohet me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Përfshirja e Kosovës në aktivitetin e organizuar nga sekretari Blinken, dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende në nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja.”

Kjo është hera e parë që Kosova përfshihet në një ngjarje në kuadër të Samitit të NATO-s.

Samiti, që përkon me 75-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake, mbahet nga data 9 deri më 11 korrik. Kosova nuk është vend anëtar i NATO-s, por që nga përfundimi i luftës më 1999 ka misionin paqeruajtës të aleancës, KFOR.

Pjesëmarrëse në samit, do të jetë edhe Serbia. Këtë e ka konfirmuar ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Marko Gjuric përmes një postimi në rrjetin social X…“

Jam i nderuar të përfaqësoj Serbinë në Uashington, në një seri ngjarjes gjatë javës së samitit të NATO.

“Jemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit ndërsa mbetemi të vendosur ndaj politikës sonë të neutralitetit ushtarak dhe interesave kombëtare.”

Gjuric shkruan më tej se gjatë qëndrimit të Uashington do të prezantojë këtë politikë dhe do të flasë me përfaqësuesit e vendeve me të cilat siç tha ndajnë pikëpamje mbi çështjet rajonale e ndërkombëtare, por edhe ata me të cilët ndajnë shumë pak ose aspak.

 “Misioni ynë është të fuqizojmë pozicionin e Serbisë,” ishin fjalët e Gjuric.