Margot Robbie është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley.
Çifti, që u njohën në xhirimet e dramës Suite Française të Luftës së Dytë Botërore në vitin 2013, do të mirëpresin në jetë foshnjën e tyre.
Në fotot e publikuara, aktorja 34-vjeçare shihet e veshur me një bluzë të bardhë, ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Aktorja, e nominuar tre herë për Oscar, u shfaq teksa hipte në një varkë gjatë një pushimi në liqenin e Komos me bashkëshortin e saj.
Çifti nisën romancën në vitin 2014 dhe u martuan në 2016. Ata janë bashkëprodhues në një sërë projektesh, duke përfshirë Hulu’s Dollface, përmes kompanisë së tyre të prodhimit LuckyCap Entertainment.
Ata u njohën teksa punonin në Suite Française në vitin 2013, ku Tom Ackerley ishte asistent regjisor dhe ajo para kamerës.
“Ne ishim miq për kaq shumë kohë. Unë kam qenë gjithmonë e dashuruar me të, por kam menduar, ‘ai s’do të më donte kurrë’,”- ka rrëfyer aktroja, duke shtuar: “Mendova ‘mos u bëj budallaqe dhe thuaja që të pëlqen. Dhe pastaj ndodhi, dhe sigurisht që jemi bashkë. Kjo ka kaq shumë kuptim, ashtu siç asgjë nuk ka pasur kuptim më parë”.