Spanja kaloi mes shumë polemikash në gjysmëfinale të Euro 2024, teksa mposhti Gjermaninë me rezultatin 2-1. Në minutat shtesë, para se të pësonin golin e dytë, gjermanët pretenduan për një penallti pas një prekje të topit me dorë nga ana e Cucurrellas.
Megjithatë, për habi të të gjithëve, arbitri Anthony Taylor vijoi ndeshjen dhe nuk akordoi 1-metërsh. Një vendim që çmendi “panzerat”, aq më tepër që përfunduan të eliminuar.
Tashmë, një grup tifozësh të Gjermanisë kanë nisur një peticion për të mbledhur firma teksa kërkojnë që ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë të riluhet. Gjithashtu, grupi i tifozëve kërkon edhe që arbitri Anthony Taylor të mos jetë më pjesë e listës së arbitrave që përfaqësojnë UEFA-n.