Ballina Kuriozitete Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj, paralajmërojnë ekspertët

Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj, paralajmërojnë ekspertët

25
0

Familjet janë paralajmëruar se rritja e temperaturave mund të ndikojë në internetin e tyre pasi ruterët ndjejnë gjithashtu “magjinë” e nxehtësisë.

Stina e verës nuk është problem vetëm për njerëzit, por edhe për teknologjinë, e cila mund të dëmtohet nëse ekspozohet ndaj motit të nxhetë.

Telefonat inteligjentë janë një nga pajisjet e para që e ndjejnë nxehtësinë, pasi ne i përdorim ata më së shumti dhe i marrim me vete kudo.

Por, ruteri i Wi-Fi shpesh harrohet si një tjetër pajisje teknologjike që mund t’i nënshtrohet motit jashtëzakonisht të nxehtë, shkruan the Sun.

“Telefonat dhe ruterët kanë pajisje të integruara për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë të qetë, por ka disa gjëra që mund të bëni për t’i ndihmuar”, shpjegoi ekspertja Sabrina Hoque.

Bëhet e ditur se është më mirë ta mbani ruterin tuaj në një dhomë më të freskët në shtëpi. Pra, diku afër një dritareje nuk është vendi ideal pasi do të jetë më i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

“Si një rregull i përgjithshëm, rrezet e diellit direkte shpesh mund të kenë një efekt të dëmshëm në teknologjinë tuaj”, thotë Sabrina.

Gjithashtu, ekspertja thotë se duhet të shmangni vendosjen e objekteve rreth ruterit tuaj pasi mund ta dobësojë sinjalin, por edhe t’ia rrisë temperaturën.

“Pajisjet elektronike kanë nevojë për hapësirë ​​rreth tyre për të lëshuar ajrin e nxehtë të shkaktuar nga i gjithë përpunimi që duhet të bëjnë”, vazhdon Sabrina.

“Nëse ruteri juaj është i rrethuar nga shumë objekte të tjera, ai nuk mund të ajroset siç duhet dhe mund të mbinxehet”.

Ne të gjithë kemi një bollëk pajisjesh këto ditë me telefona inteligjentë, laptopë, tabletë, pajisje shtëpiake inteligjente, televizorë inteligjentë dhe më shumë.

Ruteri në përgjithësi mund të trajtojë mjaft pajisje këto ditë, por padyshim që sa më shumë të keni aq më e vështirë është që ai të funksionojë.

Nëse mund të shkëputni disa nga to për të lehtësuar ngarkesën gjatë motit të nxehtë, kjo mund ta ndihmojë.

“Sa më shumë pajisje të jenë të lidhura me ruterin tuaj, aq më e vështirë është të punohet për t’i mbajtur të gjitha në linjë, gjë që i rrit gjasat për ta ngadalësuar ose fikur”, thotë Sabrina.