Ballina Sport Euro 2024/ Përplasje ‘gladiatorësh’, publikohen formacionet e sfidës Spanjë-Francë

Euro 2024/ Përplasje ‘gladiatorësh’, publikohen formacionet e sfidës Spanjë-Francë

21
0

Deri tani dihet vetëm që do të jetë një përballje spektakolare. Më të dalluarit e këtij kompeticion, “Furitë e Kuqe” spanjolle do të përplasen kokë më kokë, me “Gjelat” francezë, në orën 21:00, në “Allianz Arena”, të Mynihut, në sfidën e parë gjysmëfinale, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka pozicionuar të tijët me skëmën, e zakonshme, 4-3-3, me portën që si zakonisht mbrohet nga Unai Simon. Në krahët e mbrojtjes janë Cucurella dhe “lepuri” Jesus Navas, me qendrën që mbulohet nga Laporte e Nacho Fernandez. Në mesfushë janë vendosur Rodri, Fabian Ruiz e Dani Olmo, me këtë të fundit që zëvendëson të dëmtuarin Pedri, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Nico Williams, Lamine Yamal e kapiteni Alvaro Morata.

Në krahët tjetër tekniku Didier Deschamps ka vendosur të përdorë sërish rreshtimin 4-3-1-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë “ylli” i Milan, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Theo Hernandes e Jules Kounde, me qendrën që mbulohet nga Saliba e Upamecano. Në mesfushë qëndrojnë Rabiot, Tchouameni e Kante, ndërsa disi më i avancuar është Antoine Griezmann, i cili do të jetë në ndihmë të dyshes së sulmit Kylian Mbappe-Ousmane Dembele.