Ballina Kuriozitete Gjendet pas 22 vitesh zhdukje trupi i mumifikuar i alpinistit amerikan

Gjendet pas 22 vitesh zhdukje trupi i mumifikuar i alpinistit amerikan

22
0

Mbetjet e mumifikuara të një amerikani janë gjetur 22 vjet pasi ai u zhduk teksa po ngjitej në një mal në Peru.

William Stampfl, 59 vjeç, u raportua i zhdukur në qershor 2002 pasi një ortek shkaktoi vdekjen e grupit të tij ndërsa ngjiteshin në malin Huarascan, majën më të lartë të Perusë.

Policia peruane tha se shkrirja e akullit kishte ekspozuar trupin e mumifikuar dhe të veshur të Stampfl.

Ai u identifikua nga pasaporta e gjetur mes gjërave të tij.

Stampfl u nis me dy të tjerë – Steve Erskine dhe Matthew Richardson – në një udhëtim 19-ditor vajtje-ardhje nga Kalifornia në majën më të lartë të Perusë.

Por një ortek e përmbysi ngjitjen e tyre më 24 qershor 2002. Vetëm trupi i Erskine ishte gjetur më parë.

Stampfl është të paktën personi i tretë i gjetur i vdekur këtë vit në rajon.

Trupi i një alpinisti italian i cili u rrëzua teksa ngjitej në një majë tjetër u gjet muajin e kaluar, ndërsa një izraelit u gjet i vdekur në maj gati një muaj pas zhdukjes së tij.

Muajin e kaluar, pesë trupa u gjetën të ngrirë në akull në majën më të lartë në botë, malin Everest.

Akullnajat po shkrihen gjë që shumica e shkencëtarëve ia atribuojnë përshpejtimit të ndryshimeve klimatike.