Ballina Kronika Gjirokastër/ Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në Frashtan të Dropullit, për...

Gjirokastër/ Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në Frashtan të Dropullit, për shuarjen e tij u angazhua helikopteri Cougar e 30 ushtarë

18
0

Një helicopter Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura u riangazhuan mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por që krijoi problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Zjarri që ra pasditen e djeshme rrezikoi dhe banesat.

Ministria e Mbrojtjes e cila publikoi sot pamjet e operacionit për shuarjen e flakëve informon se nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u punua me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dyshuar.

Në pranga ka rënë Manol Kokolli 58 vjeç banor fshatit Frashtan të Dropullit.