Ballina Kronika I vihet flaka gjatë natës makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës,...

I vihet flaka gjatë natës makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, dyshohet për shkak të detyrës

0
26

Makina në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE-së në Durrës është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose e njohur ndryshe si ish-URT, ku makina tip “Benz” ishte e parkuar.

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme për shkak të detyrës.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Policia po këqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

‘Në orët e para të mëngjesit, në lagjen, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.