Ballina Lifestyle Mori trauma nga fansat, Bebe Rexha i paralajmëron gjatë koncertit në Norvegji:...

Mori trauma nga fansat, Bebe Rexha i paralajmëron gjatë koncertit në Norvegji: Mos luani me mua

13
0

Ylli i muzikës pop, Bebe Rexha, vazhdon të tregojë se nuk është një nga ato që mund të bëni shaka me të.

Këngëtarja e “I’m The Drama”, e cila paralajmëroi se mund të ‘rrënonte një pjesë të madhe’ të industrisë së muzikës javën e kaluar në një seri postimesh ogurzi për X, u ngrit përsëri në këmbë gjatë fundjavës, pas një incidenti që i ndodhi në koncertin në Norvegji.

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale nxjerr në pah momentin kur këngëtarja kërcënoi se do të merrte masa ndaj kujtdo që do të tentonte t’i hidhte një objekt teksa ishte në skenë.

“Nëse më godet me diçka në skenë, unë do të bëj gjithçka. Mos luaj me mua”, tha ajo.

“Cilën? Cilin?”, shtoi ajo. “Tregoni me gisht personin. Unë dua ta shoh atë”, i tha ajo audiencës.

“Dil. Dil jashtë. Ka mbaruar për ty”, theksoi mes tjerash artistja me origjinë nga Dibra.

Frustrimi i Rexhës ka të ngjarë të rrjedhë nga një incident që i ndodhi në qershor të vitit 2023.

34-vjeçarja u godit rëndë me një celular në fytyrë gjatë një shfaqjeje në New York, duke rezultuar me arrestimin e një personi që ndodhej në publik.