Ballina Kosovë O’Brien pas takimit me Osmanin: Krenar që mbështesim shtetin e Kosovës

O’Brien pas takimit me Osmanin: Krenar që mbështesim shtetin e Kosovës

23
0

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Jim O’Brian ka ndarë detaje nga takimi që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani, dy ditë më parë.

O’Brian ka shkruar në X se Amerika është krenare që e mbështet Kosovën. Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që Kosova dhe SHBA të qëndrojnë krah për krah për të avancuar vizionin e përbashkët.

“Mirëprita Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Ëashington. Jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që të qëndrojmë në hap për të avancuar vizionin tonë të përbashkët. Diskutuam gjithashtu nevojën urgjente për të riafirmuar Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar O’Brien.

Më herët, presidentja Osmani ka thënë se me Jim O’Brien kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët amerikanë dhe zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.