Ballina Kronika Operacioni ‘Territori i pastër’/ Asgjësohen mbi 3 mijë bimë kanabisi, në kërkim...

Operacioni ‘Territori i pastër’/ Asgjësohen mbi 3 mijë bimë kanabisi, në kërkim autorët

28
0

Policia ka asgjësuar 3561 bimë kanabisi në Shkodër. Kanabisi është zbuluar në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe kanë asgjësuar 3561 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.