Nga Skënder Sadri KAPITI
A mund të sjellë ndryshim, shpresë e përmirësim një Parti Demokratike e konsumuar,përcarë, autokratike dhe e pa ndryshueshme?Dhe kjo gjëndje e Partisë Demokratike e ka vënë opozitarizmin në Shqipëri në kërkim të vetvetes, sepse PD mesa duket sikur ka humbur ose është tretur dhe po duket se askush dhe asnjëri nga këta” të gjithët” që pretendojnë, llafollogojnë dhe pretendojnë për kryetarë te saj nuk kanë as autoritetin , as aftësinë dhe as besimin për ta ribërë Partinë Demokratike apo alternativën opozitare.Mos ndoshta koha thotë se PD e ka kryer tashmë misionin e saj nëse mund të thuhet për ndonjë mision që nuk dihet se cfarë, pasi Shqipëria mbeti prej më shumë se 30 vitesh në një tranzicion traumatik.
A PO MOS DUHET QË NË SHQIPËRI TË PRITET QË OPOZITËN DHE KRYETARIN E SAJ TA GJEJNË, TA FORMOJNË DHE TA SJELLIN NË PUSHTET NDËRKOMBËTARËT?