Policia e Elbasanit ka arrestuar këtë të mërkurë një 62-vjeçare. Gruaja me iniciale F.B sipas bluve, ka ushtruar dhunë me sende të forta ndaj bashkëshortit të saj, i cili ndodhet në spital. Policia thotë se 62-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Arrestoi në flagrancë shtetasen F. B., 62 vjeçe, pasi në banesë, ka goditur me sende të forta bashkeshortin e saj, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 62-vjeçarja vuan nga sëmundje mendore”, njofton policia.