Ballina Kuriozitete Çmimi marramendës me të cilin shiten armët që Napoleoni synonte të vriste...

Çmimi marramendës me të cilin shiten armët që Napoleoni synonte të vriste veten

41
0

Armët që Napoleon Bonaparte dikur synonte të përdorte për të vrarë veten, janë shitur në ankand në Francë.  Sipas burimeve çmimi me të cilin armët kanë dale në ankand ka qenë 1.69 milionë euro (1.8 milionë dollarë).

Qeveria franceze ka ndaluar eksportin e tyre, në mënyrë që ato të mbeten në vend si thesare kombëtare.

Çmimi përfundimtar i shitjes, duke përfshirë tarifat, ishte mbi vlerësimet prej 1.2 milion € – 1.5 milion €.

Krahët e pistoletave janë të zbukuruar me ar dhe argjend, dhe mbajnë imazhin e gdhendur të Napoleonit në shkëlqimin e plotë perandorak.

Thuhet se ato janë përdorur për t’i dhënë fund jetës së sundimtarit francez në 1814, kur ai u detyrua të abdikonte pasi forcat e huaja mundën ushtrinë e tij dhe pushtuan Parisin.

Napoleoni mori helm, por e volli dhe mbijetoi, më vonë ia dha pistoletat kalorësit të tij për ta falënderuar për besnikërinë e tij.

Pas abdikimit të tij, Napoleoni shkoi në mërgim në ishullin Elba, në brigjet e Italisë. Së shpejti ai do të bënte një kthim dramatik në Francë, vetëm që karriera e tij të përfundonte përgjithmonë kur u mund nga britanikët në Betejën e Waterloo në 1815, duke vdekur në mërgim në ishullin e Shën Helena gjashtë vjet më vonë.