Ballina Lifestyle Dëshmia tronditëse e aktores së njohur, tregon çfarë ndodhi me priftin kur...

Dëshmia tronditëse e aktores së njohur, tregon çfarë ndodhi me priftin kur shkoi t’i rrëfehej

21
0

Aktorja e njohur greke, Traiana Anania ka bërë një rrëfim tronditës në podcastin e gazetares Dafni Karavokyris.

Ajo rrëfeu se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale disa herë në jetën e saj, ku më e rënda është nga një prift kur ishte vetëm 10 vjeç.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhu kur ajo shkoi të rrëfehej ndërsa ishte nxënëse e shkollës fillore.

“Në kuadrin e një rrëfimi, një rrëfimi normal, ku shkon dhe i rrëfehesh Atit, kisha përjetuar… një abuzim nga ai”, tha aktorja.

“Nuk ishte pikërisht prift i shkollës, por i komunitetit përmes shkollës. Nuk e mbaj mend si e ka emrin. Nuk e mbaj mend kush është, nuk mund të them se kush është, por ndodhi”, vijoi Traiana.

“ Unë nuk isha brenda shkollës kur ndodhi kjo, isha në një aktivitet shkollor dhe shkova të rrëfehem. Unë i tregoja se si ndihem për Dimitrakisin, se jam e dashuruar, dhe ai më thoshte “më trego më shumë, më trego më shumë”. Dhe kur më tha eja dhe më vuri kazanin mbi kokë, gjëja që ndjeva nuk ishte normale. Kështu ndodhi. Unë isha në klasën e pestë ose të gjashtë atëherë. Nuk i thashë askujt në atë kohë ”, u shpreh aktorja e njohur.