Ballina Bota E rëndë në Australi/ Babai djeg shtëpinë dhe mbyll brenda shtatë fëmijët,...

E rëndë në Australi/ Babai djeg shtëpinë dhe mbyll brenda shtatë fëmijët, 3 të vdekur

0
9

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sydney të Australisë, ku një 28 vjeçar i vuri flakën shtëpisë dhe mbylli dyert, duke mos u lënë asnjë shans fëmijëve të dilnin jashtë.

Siç raportojnë mediat e huaja, 3 fëmijët më të vegjël të çiftit ndërruan jetë në vend, ndërsa 4 të tjerë të moshave 4-11 vjeç ia dolën të shpëtonin bashkë me të ëmën. Kjo falë ndihmës së fqinjëve, të cilët panë shtëllungat e tymit dhe ndërhynë.

Njëri nga fqinjët, Jarrod Haëkins tha se dëgjoi britmat e fëmijëve dhe vrapoi drejt shtëpisë. Ai rrëfen se babai i fëmijëve me gjakftohtësi të plotë u përpoq ta ndalonte.

Ndaj të riut rëndojnë 3 akuza për vrasje, 5 të tjera për tentativë vrasjeje e po ashtu për shkatërrim prone. Tashmë ai ndodhet në spital nën masa të rrepta sigurie, ndërsa nuk paraqesin rrezik pjesa tjetër e familjes.

Autoritetet australiane e kanë cilësuar si një ndër rastet më të rënda që kanë hasur ndonjëherë.