Ballina Politika “Është pakësuar populli që i ndjek”/ Mitingu i opozitës, analisti Zogaj ‘shuplakë...

“Është pakësuar populli që i ndjek”/ Mitingu i opozitës, analisti Zogaj ‘shuplakë Berishës’: Nuk janë protesta, por…

12
0

Analisti Preç Zogaj duke komentuar protestën e opozitës te kryeministria e cilësoi atë në një program televiziv më shumë një manifestim sesa një protestë.
“Të gjitha ia morën, vetëm mitingun jo. Sepse mitingu nuk i është dashur njeriu. Këto nuk janë më protesta popullore. Janë manifestime. Këto janë mitingje që kanë markën e Berishës. Është e vërtetë që numri më i madh i kriminelëve kanë shkuar me Ramën.

Ai i ka promovuar, madje i ka çuar edhe në Parlament. Por protesta është dobësuar sepse është pakësuar populli, ai popull që shkon në mitingje të këtij tipi.
Arsyeja që është thirrur protesta është pjesëmarrja. Ajo fotografon një lloj zgjerimi nga ajo se ajo që ka qenë në mes jo me rithemelimin. Pra duhet bërë një fotografi madhështore.
Këto nuk janë protesta, janë tubime, janë mbledhje”-tha Zogaj.