Ballina Lifestyle Giorgio Armani: 90 vjet të ekselencës më madhështore italiane në botë

Giorgio Armani: 90 vjet të ekselencës më madhështore italiane në botë

11
0

Giorgio Armani, një shtyllë themelore e ‘Made in Italy’, që drejton kompaninë e tij eponime prej afro 50 vitesh, gjithmonë me të njëjtin përkushtim, të njëjtin angazhim, të njëjtën dashuri të pakushtëzuar feston sot 90-vjetorin.

Pasi e gjeti veten pothuajse “rastësisht” në sektorin e modës, siç ka thënë vetë në disa intervista, Giorgio, nga Piacenza që ka studiuar për Mjekësi, arriti, duke u nisur nga hiçi, të ndërtonte një perandori aq të madhe sa u kthye në simbol të italianizmit në botë.

Mbi të gjitha, është Giorgio njeriu që ngjall admirim të thellë, sepse është shpirti i tij i rezervuar, elegant por praktik, që i jep atë joshjen unike veshjeve të tij. Armani nuk e ka ndjekur kurrë rrugën e bërjes bujë përmes skandaleve apo sesacioneve. Filozofia e kompanisë së tij ka qenë gjithmonë e njëjtë: vishni njerëzi real dhe i vishni mirë. Veshje që mund të vishen si në jetën e përditshme ashtu edhe në rastet më prestigjioze, por pa harruar asnjëherë se është personi që e vesh veshjen dhe jo e kundërta.

Në nëntë dekadat e tij, Giorgio Armani ka arritur të kalojë nga një rrobaqepës modest në gjigantin e modës italiane – dhe ka krijuar një sërë momentesh përrallore, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në modë.

Dhe megjithëse Armani tha dikur “është e rëndësishme të mos jetosh nga nostalgjia”, në ditëlindjen e 90-të të titanit të modës, po bëjmë një kthim prapa në disa momente ikonike të jetës së tij.