Ballina Politika “Opozita u mor dhunshëm nga Berisha”/Bejko ‘shpërthen’ ashpër:Unë nuk e pranoj,ky vend...

“Opozita u mor dhunshëm nga Berisha”/Bejko ‘shpërthen’ ashpër:Unë nuk e pranoj,ky vend u mor dhunshëm me pisllëk, nga..

9
0

Politikani Roland Bejko thotë se monopoli i opozitës u mor dhunshëm nga Sali Berisha dhe e ka kthyer PD në partinë e tij personale.

Në një emision televiziv, u shpreh se në protestën e Partisë Demokratike, janë figurat që shqiptarët i larguan me 1 milion vota në vitin 2013.

“Abuzimet janë aq të mëdha, duhet të kesh një fletore për t’i shënuar. Për aq kohë opozita ka perceptimin e një imazhi shumë të korruptuar, kjo është kriza e kësaj opozite, është krizë besimi. Ne jemi një tufë hajdutësh, ne jemi hajdutët e vjetër. Janë të njëjtat figura që qytetarët shqiptarë i larguan me 1 milion vota në 2013. Edhe pse u bënë punë të mira publike, në 2013 qytetarët shqiptarë votuan me 1 milion vota kundër. Rruga është bërë Thumanë-Kashar, është e mirë, por kostoja është shumë e lartë. Që të bëhet kjo analizë, nuk mund ta bëjë ai që ka po këto akuza mbi supe. Je i kompromentuar, ke kompromentuar kauzën. Unë nuk e pranoj dot, ky vend u mor dhunshëm, monopoli i opozitës u mor dhunshëm. U mor me pisllëk, nga fillimi në fund nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Sot jam në këtë pozicion këtu. Ajo që unë bëra ishte kjo, t’i japim shansin, ai erdhi, u kthye. I jepej shansi, dje pretendonte se ishte me Berishën që e diktonte. Tani që ishte vetyëm iu dha shansi, nuk bëri asgjë. Ajo është parti personale e Sali Berishës. Le ta mbajë”, theksoi ai.