Ballina Kulturë Publikohet traileri i parë i “Gladiator 2”

Publikohet traileri i parë i “Gladiator 2”

0
13

“Gladiator 2”, vazhdimi i filmit kult të Ridley Scott njëzet vjet më vonë, mbërrin në kinematë në mbarë botën me një histori tjetër të betejave të përgjakshme për pushtet, intrigave dhe hakmarrjes të vendosura në Romën e lashtë.

Është publikuar së fundmi traileri i parë, i cili tregon se për çfarë bën fjalë filmi.

Historia ndjek Lucius (Paul Mescal), nipi i Commodus (i luajtur nga Joaquin Phoenix) dhe nipi i Marcus Aurelius, i cili vetë detyrohet të hyjë në Koloseum dhe të luftojë për jetën dhe nderin e tij.

Përveç Mezcal, luan edhe Pedro Pascal, si dhe Denzel Washington, Connie Nielsen, Joseph Quinn e të tjerë.

Aktori i ri më herët ka deklaruar se është “në stres” për rolin e tij në këtë produksion, pasi është “filmi më i madh në të cilin ka luajtur”. Filmi pritet të publikohet më 15 nëntor 2024.