Ballina Kulturë Rama: Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të...

Rama: Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias

0
10

Një tjetër varr monumental është zbuluar në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se kjo është një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve dhe guidave turistike.

Rama shtoi se, gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë, ndërkohë që po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur.

Varret monumentale kanë një arkitekturë të veçantë dhe histori mijëravjeçare.

Ekzistenca e këtij varri është pretenduar gjatë gërmimeve arkeologjike të shpëtimit të realizuara në vitin 2020, kur u zbulua varri i parë monumental në atë territor.

Brenda hapsirës së varrit monumental me blloqe guri, është ndërtuar një varr me muraturë tulle. Nga elementet e tjerë të zbuluar, tërheq vëmendjen suvatimi i hapësirës së brendshme të dhomës së varrimit.

Objektet e zbuluara janë kryesisht enë qeramike të fragmentuara, pak enë të plota, enë qelqi të fragmentuara, si dhe objekte metalike, ku një pjesë e madhe përbëhet nga gozhdë.

Përreth varrit monumental, u gjetën dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë. Krahas masave paraprake të konservimit, specialistët e DRTK Vlorë po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin