Ballina Politika “Vërshim në Tiranë”, Berisha entuziast në prag të nisjes së protestës/ Ja...

“Vërshim në Tiranë”, Berisha entuziast në prag të nisjes së protestës/ Ja pamjet që publikon

10
0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjet pamje nga ardhja e mbështetësve të opozitës në Tiranë, ku në orën 20:00 do të zhvillohet protesta kombëtare para godinës së Kryeministrisë.

Berisha shprehet entuziast, ndërsa e konsideron si një vërshim të qytetarëve.

“Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës”, shkruan Berisha duke publikuar pamjet e mëposhtme.

Më pas në një tjetër postim Berisha shkruan “Vërshim, vërshim, vërshim! Në hyrje të Tiranës”.

Një nga arsyet sepse protestohet para Kryeministrisë është edhe lirimi i Sali Berishës, kreut të PD-së, nga masa e arrestit, vendim ky i dhënë nga shkallët e gjyqësosit shqiptar, pas kërkesës së SPAK, që po heton ish-kryeministrin për procedurat e privatizimit të kompleksit “Partizani”, duke ngritur dyshime se ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.