Ballina Politika “Vetëm 15 mijë njerëz në shesh”, analisti i njohur zbulon detajet:Protestë për...

“Vetëm 15 mijë njerëz në shesh”, analisti i njohur zbulon detajet:Protestë për hallet e Berishës, ja pse nuk mora pjesë

33
0

Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në një emision televiziv, në të njëjtën kohë ku po zhvillohet edhe protesta e opozitës, e cilësoi si një protestë në të mirë të kryetarit të PD, Sali Berishës.

Mërtiri: Dukshëm në protestë janë rreth 15 mijë veta, dhe për të mbledhur kaq PD ka rreth 7500 seksione dhe grup seksione, sikur kryetari i çdo grup seksioni të marrë gruan për krahu u bënë aq.

Nuk kanë shkuar as anëtarët e PD, dhe kjo është të tallesh me ata njerëz me publikun dhe me veten. Ajo protestë i shërben Berishës. Krijon të kërkojë këtë idenë e bashkimit që “të gjithë janë këtu me mua”.

E dyta një protestë për hallet e Berishës, shumica e njerëzve brohorasin ‘o Sali o hero’, ku kërkojnë të lirojnë Berishën dhe sulmojnë SPAK-un. Një protestë kundër SPAk, që po lufton korrupsionin në këtë vend.

Në këtë kuptim, mendoj që duhet ta kishim marrë zvarrë Ramën nga ajo zyrë, ky popull por duhet të protestojë edhe kundër Berishës, që po sulmon një institucion kundër Ramës. Berisha nuk ka për qëllim të sabotojë opozitën, por ka hallin e vet.

Prandaj nuk jam në atë protestë që i shërben vetëm Ramës.