Ballina Rajoni Mediat greke: Beleri ka marrë leje të betohet si eurodeputet në Strasburg

Mediat greke: Beleri ka marrë leje të betohet si eurodeputet në Strasburg

29
0

Mediat greke raportojnë se, Fredi Beleri, ka marrë leje nga autoritetet shqiptare të vuajtjes së dënimit, për të fluturar drejt Strasburgut për të marrë detyrën si eurodeputet.

Sipas mediave greke, Beleri do të mbërrijë mëngjesin e të hënës në Athinë, rreth orës 12:30, e më pas do të udhëtojë drejt Strasburgut.

Protothema shkruan se sipas burimeve qeveritare greke, leja për Belerin shihet si një zhvillim i rëndësishëm për punimet në Parlamentin Europian.

Kujtojmë se në maj të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri u arrestua si i akuzuar për blerje votash.

Në mars të vitit 2024, GJKKO e shpalli fajtor dhe u dënua me dy vite burgim.

Pas vendimit të dënimit të formës së prerë në Apel , Beleri humbi mandatin e kryebashkiakut nga KQZ, duke bërë që të shpallen sërish zgjedhje në Himarë, të cilat do të mbahen më 4 gusht.