Ballina Politika E fyen duke e quajtur pseudoopozitar dhe ‘kec i Ramës’, Dash Shehi...

E fyen duke e quajtur pseudoopozitar dhe ‘kec i Ramës’, Dash Shehi i përgjigjet Tedi Blushit: Një ‘zigzag’ …Meta ishte edhe Kryetar Kuvendi dhe President me Ramën

77
0

Shehi u shpreh se protesta ishte një celebrim i fitores së luftës së brendshme në PD, ndërsa mesazhi i vetëm që u dërgua ishte thirrja për formimin e qeverisë teknike, ndërsa iu përgjigj akuzave të Tedi Blushit i cili e ka etiketuar si “pseudoopozitar” dhe “kec i Ramës dhe Bashës”.

Kreu i LZHK u përgjigj duke thënë se njerëzit e dinë se kush është, ndërsa shtoi se kreu i PL, Ilir Meta “nuk i bën nder opozitës shqiptare” pasi linja e forcës së tij politike “është një zigzag për interesa të caktuara”.

“Unë mund të jem edhe ky që thonë këto, por nuk ma ha mendja se e beson njeri me dy gramë tru. Presidenti i Ramës ishte Ilir Meta, kryetar i parlamentit me Ramën kur erdhi ishte Meta. Meqë qenkam i Ramës i kisha bërë unë këto punë. Linja e LSI-së është një zigzag për interesa të caktuara dhe nuk besoj se Meta i bën një nder opozitës shqiptare.

Blushin e kam pasur edhe unë zëdhënës, ishte më i sinqertë atëherë. Nuk merrem unë as me Blush as me…Mua nuk më tremb fare kjo punë, më bën nder të madh. Shqiptarët e dinë kush është Dash Shehi, e ka bërë edhe Rama në mes të Parlamentit”, u shpreh ai.