Ballina Politika Evi Kokalari: Ku pyet Rama për këtë opozitë, tani që ka kapur...

Evi Kokalari: Ku pyet Rama për këtë opozitë, tani që ka kapur dhe njerëzit e Donald Trump

21
0

Në një reagim për protestën e opozitës mbrëmjen e së enjtes, Evi Kokalari, ka deklaruar se Rama ka blerë njerëzit e afërt të Trump.

“Mesazhi i protestës ishte i qartë, qeveri teknike ose pushteti t’i shkojë prapë Metës dhe Berishës. JO, rotacion më te e vjetra nuk ka.

Sidomos tani që Rama bleu këta të Trumpit, duket qartë që Rama do ta mbajë pushtetin derisa opozita të ketë vërtetë figura që mund të bëjnë rotacion, jo për pushtet, por për ndryshime reale, pa korrupsion”, shkruan ajo.

Deklarata e Kokalarit lidhet me projektin turistik për dhënien e një ishulli ekskluziv (Sazan) në Shqipëri, një kompanie në të cilën ka investuar dhëndri i Trumpit dhe e cila parashikon të ndërtojë një resort aty.