Ballina Politika Kërkoi pezullimin e vendimit që e dënoi me 2 vite burg, Gjykata...

Kërkoi pezullimin e vendimit që e dënoi me 2 vite burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fredi Belerit

164
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e dënoi atë me 2 vite burg. Beleri kërkonte që ekzekutimi i vendimit të pezullohej derisa për të të shprehej Gjykata e Lartë. reshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosi mospranimin e kësaj kërkese.

“Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 14 datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posame të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëne në fuqi me vendimin nr.26, datë 25.06.2024 te Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Fredi Beleri u dënua në 5 mars të këtij viti me dy vite burg nga GJKKO vendim i cili u la në fuqi në 25 qershor edhe nga Apeli i Posaçëm.