Ballina Europë Masakron me thikë bashkëshorten 20-vjeçare, arrestohet

Masakron me thikë bashkëshorten 20-vjeçare, arrestohet

66
0

Një grua 20-vjeçare u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, krim që ndodhi në Gelsenkirchen. Fqinjët kanë dëgjuar një debat dhe kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve fillestare, autori, është bashkëshorti i saj.

Mediat gjermane raportojnë se ai është një shtetas rumun, 30-vjeçar, ndërsa kishte 3 fëmijë me bashkëshorten që vrau.

Autori është ndaluar nga policia në një tentativë duke u arratisur jashtë Gjermanisë.

Duke ikur në Oberhausen, pas krimit të përgjakshëm, ai shkaktoi një aksident atje. Makina e tij ka përplasur disa automjete në semafor. Më pas autori u nis me forcë drejt Holandës.