Ballina Lifestyle “Mos u dorëzo asnjëherë dhe merr risqe”- Ja 10 sekretet për të...

“Mos u dorëzo asnjëherë dhe merr risqe”- Ja 10 sekretet për të qenë kreativ gjatë gjithë ditës

32
0

Të jesh ndryshe në këtë botë, kërkon punë, përkushtim dhe më e rëndësishmja të jesh kreativ. Kreativiteti nuk është thjesht të merresh me art.

Të jesh kreativ do të thotë të shohësh gjërat në një mënyrë që të tjerët nuk i shohin. Por ndodh që jo gjatë gjithë kohës ti mund të qëndrosh kreativ, kjo për shkak të rrethanave dhe faktorëve të jashtëm.

Studimet e fundit kanë treguar se ti mund të qëndrosh kreativ vetëm duke praktikuar këto mënyra që ne për ju po i listojmë më poshtë:

Mbaj gjithmonë me vete një bllok dhe shkruaj çdo gjë që ty të bën përshtypje gjatë ditës

Hidhi mendimet dhe ndjenjat gjithmonë në letër

Pi kafe dhe dëgjo muzikë të mirë, muzikë që ty të frymëzon

Qëndro gjithmonë i hapur me njerëzit dhe gjërat që të rrethojnë

Lejoje veten që të bësh gabime dhe e rëndësishmja: praktikë, praktikë, praktikë…

Mjaft duke u përpjekur që të jesh perfekt dhe imitimi i përsosur i dikujt tjetër

Rrethoje veten me njerëz kreativë

Mos u dorëzo asnjëherë dhe merr risqe

Shko dhe vizito vende që nuk i ke vizituar ndonjëherë

Mos qëndro gjatë gjithë përpara kompjuterit, por dil nga aty dhe bëj pushime të vogla që të pushosh