Ballina Kronika Muzikë me zë të lartë dhe jashtë orarit të lejuar, e pësojnë...

Muzikë me zë të lartë dhe jashtë orarit të lejuar, e pësojnë keq administratorët e beach bareve

21
0

Procedohen penalisht dy administratorë të një beach bari dhe një lokali në Dhërmi dhe Ksamil. Mësohet se objektet kanë gjeneruar muzikë tej normave dhe jashtë orarit të përcaktuar.

Për pasojë janë sekuestruar pajisjet muzikore dhe janë proceduar E. P 34 vjeç dhe S. M 37 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundështim me rregullat e përcaktuara, procedohen penalisht administratorët e 2 subjekteve në Dhërmi dhe në Ksamil.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun Vlorë, për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike duke monitoruar subjektet që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje ose në kundërshtim me normat e lejuara të vendosura nga organet kompetente.

Si rezultat i kontrolleve, në Dhërmi u konstatua një subjekt (beach-bar) ku gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, duke prishur qetësinë publike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet muzikore.

 Po si rezultat i këtyre kontrolleve, në Ksamil u konstatua një subjekt (lokal) ku gjenerohej muzikë jashtë orarit të përcaktuar, duke prishur qetësinë publike.  

Për të dyja rastet u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për administratorët e subjekteve, shtetasit E. P., 34 vjeç dhe S. M., 37 vjeç.    

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.