Ballina Kuriozitete Në fabrikën e Tesla në Gjermani, vidhen 65 mijë filxhanë kafeje

Në fabrikën e Tesla në Gjermani, vidhen 65 mijë filxhanë kafeje

33
0

Kupat e kafesë ishin një nga shumë pikat e diskutueshme në rendin e ditës në një takim të fundit të stafit, kur punëtorët dhe menagjmenti u përballën me sindikatat IG Metal në gjigafabrikën e veturave Tesla në Gjermani.

Kur drejtori i fabrikës Tesla, Andre Thirig doli në podium afër fundit të një takimi të trazuar të stafit, ai nuk përmendi konfliktin midis këshillit të punës dhe sindikatës IG Metal që kishte dominuar diskutimin deri atëherë, shkruan dw.

“Unë do t’ju jap vetëm një numër”, pohoi Tirig në fabrikë, e cila punëson rreth 12 mijë njerëz në një kompleks të madh në juglindje të Berlinit.

“Ne kemi blerë 65 mijë filxhanë kafeje që kur kemi filluar prodhimin këtu. Gjashtëdhjetë e pesë mijë. Statistikisht, secili prej jush ka pesë filxhanë kafeje Ikea në shtëpi. Jam lodhur vërtet duke miratuar porosi për të blerë më shumë filxhanë kafeje”, tha drejtori duke qeshur ndërsa shtoi se në dhomat e pushimit nuk do të mbetet asnjë takëm nëse vjedhjet nuk do të ndalen.

Kujtojmë se ndërtimi i fabrikës shkaktoi pastrimin e qindra hektarëve pyll dhe shqetësime për ndotjen e ujërave nëntokësore.

Ndryshe, pronari i Tesla-s, Elon Musk, ka kërkuar që fabrikat në mbarë botën të shkurtojnë fuqinë punëtore me 10 për qind, duke rezultuar në largimin e shumë punëtorëve të përkohshëm dhe me kohë të pjesshme dhe duke vënë në pikëpyetje se sa ndikim pozitiv afatgjatë do të ketë fabrika te ekonomia gjermane.