Ballina Europë Plumbi i shpon gjoksin/ Plagoset brenda shtëpisë 24-vjeçarja, rrethanat ende të paqarta

Plumbi i shpon gjoksin/ Plagoset brenda shtëpisë 24-vjeçarja, rrethanat ende të paqarta

64
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Napoli. Një 24-vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi ka mbetur e plagosur me plumb në gjoks. Ngjarja ka ndodhur në Napoli, në lagjen Mercato rreth orës 23:00. E reja, 24 vjeçe, ishte e vetëdijshme kur mbërriti në spital dhe i tha policisë: “Isha në banesën e motrës sime dhe po i stiloja flokët kur papritur ndjeva një djegie dhe dhimbje në shpatull.

E kuptova që isha goditur”.Plumbi i shpoi gjoksin dhe i shkaktoi thyerje të shpatullës, shkruajnë mediet italiane. E reja, Anna D. M., banuese në Volla, në provincën e Napolit, ndodhet e shtruar në spital dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Nuk është e qartë nëse ka pasur të shtëna në zonën e Via Toscano apo nëse dikush ka qëlluar me dashje drejt shtëpisë në katin e parë.