Presidenti i Partisë së Lirisë thotë se opozita duhet të organizohet për t’i imponuar kryeministrit Edi rama kërkesën për qeveri teknike.
Unë jam i bindur që vendi ka nevojë për qeveri teknike. E mbështes plotësisht këtë pbjektiv të shpallur nga lideri Sali Berisha dhe unë jam i bindur që do ta fitojmë këtë betejë, sepse ne udhëhiqemi nga interesi publik. Na mbetet të organizohemi shumë herë më fuqishëm për të imponuar jo vetëm këtë kerkesë por edhe shumë të tjera” tha Meta në një konferencë për median.
Meta u pyet edhe për kandidaturën e Petro Gjikurisë në Himarë, por shmangi përgjigjen nëse e mbështet apo jo kandidaturën e tij.
“Ish-kryetari i bashkisë së Ramës është në burg. Edhe i kam thënë shpesh që kujdes se ky (Rama) të përdor dhe hedh firmën. Aty ka vetëm klane mafiozë të Edi Ramës. Ky është fakt. A është fakt edhe problemi i investitorëve që kanë marr pronat në mënyrë të paligjshme himariotëve. Të zgjedhurit të rrëmbyer nga Rama iu pamundësua mundësia për tu betuar, ajo është një procedurë burokartike, sepse shkon atje bënë betimin dhe vazhdon pastaj me procesin, por kjo nuk mund të bwhej sepse aty ka plane mafioze”, tha Meta.