Sektori kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës ka ndërmarrë një aksion antidrogë gjatë kësaj të premteje.
Sipas informacioneve paraprake, Policia ka sekuestruar drogë të llojit, kokainë, kanabis dhe heroinë.
Lidhur me këtë operacion janë lëshuar edhe disa urdhër-arreste.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj do të japë një deklaratë për shtyp, në të cilën do ndajë detaje mbi operacionin e ndërmarrë kundër trafikimit të narkotikëve.