Ballina Ekonomia Skandali me çmimet, eksperti i ekonomisë: Produktet në Shqipëri shiten nga 80%...

Skandali me çmimet, eksperti i ekonomisë: Produktet në Shqipëri shiten nga 80% deri në 250% më shumë sesa në BE

68
0

I ftuar në një program televiziv, studiuesi dhe eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko u shpreh se sipas një studimi që ka bërë shumë produkte në vendin tonë janë më shtrenjtë se jashtë.
Ai shtoi se shumë shqiptarë e vënë re kur dalin jashtë, befasohen se në marketet e ndërkombëtare gjejmë shpesh çmime më të lira se në vendin tonë.

Ciko: Bëhet fjalë për produkte që gjenden në markete, duke filluar qysh nga ato ushqimore deri tek ato kozmetike. Gjetjet e studimit thonë se përballemi më një nga zhvatjet më të mëdha në Evropë, ku kompaninë e mëdha përdorin praktika diskriminuese për konsumatorin shqiptar, kjo është një barrë shumë e rëndë me të cilën përballet konsumatori shqiptar.
Shumë shqiptarë e vënë re kur dalin jashtë, befasohen se në marketet e ndërkombëtare gjejmë shpesh çmime më të lira se në vendin tonë. Është tregu që e vendos çmimin, por deformimi dhe monopoli dikton çmimet që janë abuzive. Sot p.sh një kg miell shitet gati 1 euro në Milano. Në vendin tonë, sipas studimit, për të njëjtin produkte rezulton që bizneset e shesin 2.7% më shumë se në BE, ndërsa konsumatorët presin që të jetë diku 5.5% më shtrenjtë. Realiteti është se sot një produkt i tillë shitet me 250 lekë, ose 250% më shumë. E njëjta gjë është edhe për produktet e tjera.