Ballina Dossier Historiani “çmonton” Ligjin grek të Luftës: Në letrën për Hitlerin, Musolini i...

Historiani “çmonton” Ligjin grek të Luftës: Në letrën për Hitlerin, Musolini i shante shqiptarët pse s’e ndihmuan

33
0

Historiani Mariglen Kasmi i ftuar në Reviw në Euronews Albanai thekson se shqiptarët nuk luftuan kurrë kundër grekëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shpjegon se ligji i luftës ishte kryesisht për Italinë dhe kolonitë e saj, përfshirë Shqipërinë.

Sipas tij në frontin luftës, vetëm dy batalione shqiptare përfunduan duke mos luftuar, madje duke dorëzuar armatimin e tyre forcave greke.

Kasimi përmend edhe një letër të Mussolinit drejtuar Hitlerit ku ankohen për mungesën e ndihmës nga shqiptarët.

“Ligji që në titull është për Italinë, kolonitë e saj dhe për Shqipërinë në mënyrë specifike. Po t’i referohemi dhe në kushte normale kjo gjendje do të kishte kaluar dhe me vendet koloni. Mos të harrojmë që Viktor Emanueli i Tretë ishte perandor dhe mbreti i Shqipërisë që u bë më pas.

Ky regjim praktikisht nuk u shtri dhe në vendet e tjera, sikurse me Shqipërinë duket ashiqare që vjen një moment që lufta pas dy javësh që u krye në territor grek zhvillohej e gjitha në territor shqiptar me synime të tjera. Po ashtu është një luftë ku shpesh akuzohemi për pjesëmarrjen e forcave shqiptare dhe e vërteta është se në frontin e kësaj lufte përfunduan vetëm dy batalione shqiptare, në të cilat është e verifikuar, nuk kanë luftuar madje përkundrazi armatimin e tyre ja kanë dhënë forcave greke. Dhe me këto dy batalione u tërhoqën dhe u çuan në repartin e Shijakut.

Po kaq interesante është të shikosh një letër të Mussolinit që i kërkon ndihmë Hitlerit ku një gjysmë faqe e tërë shahen shqiptarët, që nuk i ndihmuan. Gjithsesi shohim që ka një pretekst shumë të qartë që lufta është si pretekst,” tha Kasmi.

‘Zonë e minuar’, nëse grekët vënë kushte për ligjin e luftës

Historiani Mariglen Kasmi është shprehur se ligji i luftës me Greqinë nuk duhet të përdoret si çështje pazaresh mes vendeve.

Ai tha gjithashtu se në vitin 2008 ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri u bë çështje pazaresh për të marrë ‘OK’ nga vendi fqinj për në NATO.

“Ky është një vendim që merret 100 % në shtetin grek. Nuk ke çfarë të negociosh. Këto janë vendime që i merr shteti vetë, duke analizuar gjithë situatën gjeopolitike dhe për të pasur marrëdhënie të mirë me vendin fqinj.

Por nëse këto bisedime përdoren për t’u ulur në tavolinë për ta përdorur si pretekst apo argument për të kaluar në çështje të tjera të pazgjidhura ende siç është çështja e detit me Greqinë, këtu përsëri unë mendoj se lëvizet në një terren shumë të vështirë, për të mos thënë të minuar, sepse ky ligj nuk mund të jetë çështje pazaresh, apo marrëveshjesh. Duhet thënë hapur që në 2008 varrezat e ushtarëve grekë, e di shumë mirë që nga ata që negociuan që u lëshua pe politikisht. Bëjmë varrezat dhe ne nuk do themi jo për anëtarësimin në NATO.

Nëse vijmë në të njëjtën gjë te çështja Beleri, që nuk është çështje fare, sepse është në njëfarë mënyre e njëjta gjë, si të ndërhysh në çështje të brendshme të një shteti tjetër, sikur edhe ne të bëjmë presion në gjëra të tjera për të hequr ligjin e luftës. Ka vetëm një rrugë, qëndrimi i fortë politik, diplomatik përsa i përket të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, por edhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, tha Kasmi.