Ballina Ekonomia Ritet çmimi i biletës Tiranë-Kukës, shkak për rritjen tarifa e aksit Thumanë-Kashar

Ritet çmimi i biletës Tiranë-Kukës, shkak për rritjen tarifa e aksit Thumanë-Kashar

74
0

Tarifa për rrugën Thumanë Kashar do të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të biletës për udhëtarët nga Kukësi në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Fatmir Halili, kryetar i Shoqatës së Transportit Kukës thotë se kjo tarifë është barrë për drejtuesit e furgonave dhe autobusëve dhe kjo do të ndikojë edhe në çmim.

Halili tha se do t’i drejtohen instancave përkatëse për rrugë alternative përmes një dalje në Thumane tek rruga ekzistuese. Problematikë tjetër sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Publik në Kukës mbetet TVSH-ja për këto subjekte për të cilën është kërkuar prej kohësh ulja e saj. Çmimet e biletave të transportit publik drejt Tiranës e Durrësit janë rritur mesatarisht me nga 200 lekë.