Ballina Kuriozitete Samsung, gjiganti i parë teknologjik që lançon një unazë inteligjente

Samsung, gjiganti i parë teknologjik që lançon një unazë inteligjente

29
0

Samsung është gjiganti i parë teknologjik që do të prezantojë një unazë inteligjente me akses mbi gjumin, lëvizjen dhe rrahjet e zemrës. Kompania lançoi unazën “Galaxy” si pjesë e teknologjisë së saj më të fundit, së bashku me një Galaxy Watch Ultra.

Unazat inteligjente përdorin sensorë të vegjël për të vëzhguar parametrat e shëndetit dhe janë një produkt që së fundmi tërhoqi vëmendjen për shkak se u vu re përdorimi i tyre prej lojtarëve të kombëtares angleze.

Unaza do jetë në tri ngjyra – ari, argjend dhe e zezë. Përmes Al ajo do të analizojë të dhënat biometrike të mbledhura nga personi që e mban dhe lidhet me aplikacionin shëndetësor të Samsung. Më pas, ajo ka aftësinë të vlerësojë mirëqenien e një individi dhe të jap rezultate e rekomandime si një trajner virtual.

Samsung bëhet kështu gjiganti teknologjik më i madh që hyn në tregun e unazave inteligjente. Aktualisht dominon një firmë teknologjike finlandeze, Oura.