Ballina Aktualitet 19 vjeçarja franceze lind foshnjën e saj në ambulancë në Korçë

19 vjeçarja franceze lind foshnjën e saj në ambulancë në Korçë

23
0

E reja, në muajin e shtatë të shtatzënisë ka kërkuar ndihmën mjekësore.

Në momentin kur ambulanca ka marrë të renë për ta transportuar drejt maternitetit, ajo e ka sjellë foshnjën në jetë brenda ambulancës.
Francezja me iniciale S.F. është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë.

Mësohet se foshnja është dërguar drejt Tiranës për shkak të lindjes të parakohshme, megjithatë nga informacionet thuhet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.