Ballina Kronika Aksident i katërfishtë në aksin Tiranë-Durrës, disa të plagosur nga përplasja e...

Aksident i katërfishtë në aksin Tiranë-Durrës, disa të plagosur nga përplasja e automjeteve

34
0

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, teksa raportohet se nga përplasja e makinave ka edhe të plagosur.

Nga pamjet e mbërritura  shfaqen automjetet e përfshira në aksident, të cilat mësohet se janë katër.

Raportohet se pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar të plagosurit.

Sakaq, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit që ndodhi rreth 20 kilometra larg Vorës.